Demaçi nderohet me çmimin "Doctor Honoris Causa"
Adem Demaçi
Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi u nderua të hënën nga Universiteti i Prishtinës me çmimin “Doctor Honoris Causa”. Ky çmim iu dha për kontributin e tij dhënë çështjes kombëtare, angazhimin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, dhe po ashtu për angazhimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Veprimtari Adem Demaçi tha se ndihet shumë i nderuar, por sipas tij me këtë çmim kanë nderuar edhe ata që kanë lënë trashëgim vetëdijen kombëtare dhe atdhedashurinë. Më tej, Demaçi tha se nëse me këtë çmim është menduar t`i “mbyllet” goja është shumë gabim, pasi sipas tij, as çmimet dhe as paratë nuk do të arrijnë t`ia mohojnë të kundërshtojë gjithçka që nuk është interes të vendit dhe çështjes kombëtare.

Demaçi iu bëri thirrje shtetasve të Kosovës që ma shumë se sa veten ta mbrojnë sovranitetin e Kosovës, dhe kur është në pyetje interesi kombëtarë t`i harrojnë ndasitë që kanë ndërmjet vete. Duke folur për bisedimet me Beogradin, ai tha se këto nuk kanë arsye të ndodhin për faktin se Serbia nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur.
Shtuar më 17/01/2011, ora 17:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori