Video epike, Lumi B imiton Taynën duke bërë twerk (VIDEO)

Mbrëmjen e kaluar, Ledri Vula dhe Sara Hoxha mbajtën një festë gjigante baby shower për të voglën e tyre që shumë shpejt do të vijë në jetë.

E gjitha u organizua në oborrin e shtëpisë së Ledrit, ku ishin të ftuar miqtë e tyre dhe personazhe të njohur të showbiz-it.

Ata kanë festuar, kënduar e kërcyer deri në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa pamjet e publikuara në rrjete sociale kanë bërë xhiron e rrjetit.

Në festën e të bijës s’ka munguar as performanca e Ledrit, i cili në njërën prej videove shfaqet duke kënduar një këngë të Taynës.

Por, gjejeni pak kush e imitoi reperen duke kërcyer? Pikërisht Lumi B!

Ai shfaqet duke bërë twerk si Tayna dhe kaq ka mjaftuar që të ftuarit të shpërthejnë në të qeshura për situatën epike që u krijua.


Shtuar 5.10.2020 10:56