Demaçi: Evropa , gjyq të padrejtë Kosovës
Pëlqej
Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi është shprehur se Evropa si gjithnjë po i bën padrejtësi popullit shqiptar.

Ai tha se e shqetëson fakti se ish-liderë të UÇK-së do të çohen në gjykim.

“Jam i dëshpëruar shumë që Evropa nuk po e kupton mirë se çfarë po ndodh dhe si po vazhdon ende trajtimin e shqiptarëve. Deri sa kufomat e tona po mbulohen me shtepia, për ta nuk ka gjyqe, e për ne ka, që kemi bërë luftë të drejtë. Për ne po bëhet gjithë kjo poterë e gjithë këto gjyqe e gjithë këto hetime. Ata vazhdimisht po na mbajnë në një situatë ankthi dhe kjo po më duket prej Evropës si e pavend”, tha Demaçi për IndexOnline.

Mirëpo, sipas tij lidhjet me Evropën duhen mbajtur dhe ata s’mund të prishen. /albeu.com/

Shtuar më 02/08/2014, ora 22:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori