Dell: Ende shumë punë për Kosovën tolerante shumetnike
Christopher Dell
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Dell në konferencën vjetore të Rrjetit Strategjik Aksional, Kosova, që u mbajt në komunën e Graçanicës u shpreh se ka shumë punë për të bërë në ndërtimin e një Kosove tolerante shumetnike dhe demokratike.

“Të gjitha institucionet në Kosovë duhet të shprehin qartë përkushtimin e tyre të përbashkët ndaj bashkësive pakicë dhe të tregojnë se Kosova është me të vërtetë e të gjithëve, njerëzve të ndryshëm që jetojnë këtu”, tha Dell.

Sipas Rel, Dell kritikoi institucionet e Kosovës, duke thënë se nuk kanë bërë mjaft për respektimin dhe promovimin e plotë të të drejtave dhe interesave të bashkësive pakicë. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2012, ora 14:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori