Dell: Beogradi tė pranojė Kosovėn si fqinj tė pavarur
Christopher Dell
Ambasadori amerikan nė Prishtinė, Christopher Dell, nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, bėri thirrje pėr respektimin e opinionit tė Gjykatės Kushtetuese lidhur me mandatin e presidentes. Ai tha se, marrėveshjet politike nuk ngrihen mbi kushtetutėn e njė vendi.
Sipas Dell Beogradi duhet t’i kthehet realitetit dhe tė pranojė faktin se tashmė Kosova ėshtė njė fqinj i pavarur.

"Mendoj se pavarėsia e mbikėqyrur, plani i (Martti) Ahtisaarit, ėshtė marrė me veriun nė mėnyrė indirekte. Pra kishte tė bėnte vetėm me njė aspekt tė gjithė planit Ahtisaari, qė ishte plani pėr komunėn e re nė veriun e Mitrovicės. Mendoj se zyra civile ndėrkombėtare ka bėrė punė tė mirė, duke vendosur zyrėn administrative tė veriut tė Mitrovicės, si embrion tė komunės sė ardhshme tė veriut tė Mitrovicės. Zyra civile dhe qeveria e Kosovės duke punuar sė bashku treguan qėllimin e mirė sė duna tė ēojnė pėrpara procesin pėr t’iu ofruar qytetarėve tė gjitha shėrbimet dhe tė drejtat pavarėsisht pėrkatėsisė etnike apo vendit ku jetojnė. Sfidat me tė cilat pėrballemi nė veri, nuk kanė tė bėjnė asgjė me pavarėsinė e mbikėqyrur dhe Ahtisaarin. Tė gjithė e dimė se ato janė tash e 13 vjet. Mendoj se problemi thelbėsorė ėshtė jo gatishmėria e shtetit tė Serbisė pėr tė pranuar realitetin e Kosovės sė pavarur dhe asaj qė udhėheqėsit serb e kanė shfaqur si dėshirėn e tyre pėr tė marrė diēka si kompensim pėr Kosovėn. Ky ėshtė problemi. Mendoj se sfida pėrpara ėshtė bindja e Beogradit se duhet t’i kthehet realitetit dhe tė pranojė faktin se tashmė ka njė fqinj qė ėshtė Kosova, njė fqinj i pavarur. Nėse ia arrijmė ta bėjmė kėtė me Beogradin atėherė rruga do tė jetė e hapur pėr pėrparim nė veri", ėshtė shprehur Dell. /albeu.com/
Shtuar më 07/07/2012, ora 17:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Leandro Damiao - Internacional Porto Allegre

Leandro Damiao - Internacional Porto Allegre