Deliu-Kodra: Vetëvendosje ka thyer heshtjen zgjedhore
Pëlqej
Partia Demokratike e Kosovës, përmes një konference për media, ka thënë se sipas të dhënave të marra nga degët e Partisë DemokratikeKosovës në mbarë vendin procesi i votimit po shkon normalisht dhe njerëzit kanë dalë në votime.

"Deri më tani nuk kemi të raportuar ndonjë parregullsi që do të mund të ndikonte në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, përpos disa përpjekjeve dëshpëruese të disa subjekteve politike, që të bëjnë fushatë elektorale edhe sot para qendrave të votimit.

Një rast të tillë e kishim edhe në Prishtinë, ku partia Vetëvendosje kishte shpërndarë në kryeqytet fletushka propaganduese, duke thyer kështu heshtjen zgjedhore", ka thënë Blerta Deliu-Kodra nga PDK-ja.

Në emër të Partisë Demokratike e Kosovës, Deliu-Kodra i ka uruar votuesit e rinj, që këtë radhë votojnë për herë të parë dhe i ftuar gjithë qytetarët që të dalin masivisht, me familjarët dhe miqtë e tyre, për të kryer obligimin e tyre qytetar.

Shtuar më 22/10/2017, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori