Deliron studiuesi serb: Shqipëria shtet kukull e Europës, e krijuan për inatin tonë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një teolog katolik dhe historian i quajtur Goran Sariç ka marrë mjaft vëmendje sot në mediat serbe pas deklaratave të tij haluçinante në lidhje me shqiptarët dhe formimin e shtetit shqiptar.

Në një takim të mbajtur në Novi Sad ku të pranishëm ishin qindra persona, Sariç u shpreh se perëndimi ia ka patur gjithnjë me hile Serbisë dhe se kanë ndihmuar shqiptarët dhe turqit në mënyrë që të mos lejonin ekspansionin e sllavëve, raporton Albeu.com.

Madje, Sariç shkon me çmendurinë e tij deri aty sa thotë se shqiptarët nuk i bashkon asgjë me njeri-tjetrin.

"Duket se fitorja e fundit diplomatike e Austro-Hungarisë ishte krijimi i një shteti heterogjen nga aspekti fetar me katër fe të ndryshme me fise që nuk e duronin njeri-tjetrin.

Ishte një mishelë, e cila bashkëpunoi dhe ra dakord me çdo pushtues. Kur ushtria serbe çliroi Shkodrën dhe Durrësin, fuqitë e mëdha si Anglia dhe Austro-Hungaria na detyruan që të mos 'shkonim përtej lumit Drin'.

Dhe përse e bënë këtë? E bënë që sllavët e jugut të mos bashkoheshin dhe Rusia të mos kishte dalje në Adriatik. Në fakt, kjo ndodhi disa vite më vonë, ne u bashkuam nën Jugosllavinë", tha ai.
Shtuar më 19/10/2018, ora 20:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori