Delegacioni i afaristëve të Kosovës merr pjesë në panairet e ushqimeve në Turqi
Me ftesën e Federatës së Afaristëve të RajonitAntalijas , e me organizimin e Shoqatës së Afaristëve të Kosovës nga 20 – 23. Shkurt, delegacioni i afaristëve të Kosovës merr pjesë në Panairin e Artikujve ushqimor “Food Product “si dhe në Panairin e pijeve “Bevex“(dhe të ambalazhit e impianteve prodhuese të të dy lëmenjëve) në Antalija të Turqisë.

Në këtë panair ekspozojnë disa qindra prodhues të artikujve ushqimor e të pijeve nga sektori i agrobiznesit të Turqisë dhe të disa shteteve tjera. Organizatori dhe nikoqiri i Panaireve ANFAS nga Antalija ka shprehur interesim e përkushtim të madh për t i pasur në Panair edhe afaristët nga Kosova të cilët do të kenë mundësi, gjatë takimeve B2B dhe me përfaqësues institucionesh e asociacionesh, të prezantojnë biznesin e tyre dhe intereset ekonomisë së Kosovës.

Delegacionit 40 anëtarësh të afaristëve eminentë të Kosovës do t i prijë z/v Ministri i MEZH-it, z. Ramadan Hasani dhe kryetari i SHAK KID-it z. Nuhi Mazrek. Ata do të kenë parasyshë dokumentin e negociimit të Marrëveshjes për Tregtinë e Lirë që është duke u përgaditur për nënshkrim nga të dyja Shtetet.


Me protokollin e vizitës / qëndrimit të Delagacionit afarist nga Kosova në Antalija është paraparë pranimi te kryetari i Komunës së Madhe të Antalijas. Ditën e parë Delegacioni do të ketë pranim edhe nga Drejtorati Ekonomik I RajonitAntalijas ( EGE ), ndërsa ditën e dytë të qëndrimit në Panairet e Antalijas Delegacioni nga Kosova do të takohet me menaxhmentin e nikoqirit – Odës Ekonomike të Antalijas dhe me udhëheqësit e disa Shoqatave Afariste të RajonitAntalijas.

SHAK KID është i angazhuar edhe rreth organizimit të takimeve me përfaqësuesit diplomatik, miqësor, biznesor e medial të Kosovës dhe të Turqisë me qëllim të prezantimit sa më dinjitoz të përfaqësuesve biznesor në Delegacion si dhe të ekonomisë së Kosovës në Antalija e në Turqi në përgjithësi.
Shtuar më 19/02/2013, ora 09:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori