Delegacioni amerikan sot viziton Kosovën, qeveria jep detaje për takimin me Hotin
Në Kosovë, të hënën do të qëndrojë një delegacion i qeverisë amerikane i kryesuar nga Adam Boehler, kryeshef ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC).

Sot në Kosovë do të vijë një delegacion i qeverisë amerikane i kryesuar nga Adam Boehler, kryeshef ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC), ku pjesë e këtij delegacioni do të jetë edhe emisari i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka bërë të ditur se kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti me delegacionin amerikan do të takohet në ora 18:30.

"Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim delegacionin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë", thuhet në njoftim
Shtuar më 21/09/2020, ora 15:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori