Delegacione të ndryshme vizitojnë panairin ndërkombëtar EXPOKOS 2013
Panairi EXPOKOS, i cili u hap dje në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, është duke shkuar shumë mirë. Numër i madh i vizitorëve vendorë dhe ndërkombëtarë po e vizitojnë panairin. Kompanitë pjesëmarrëse në panair janë shumë të kënaqura me punën e deritanishme.

Përgjatë panairit po organizohen edhe shumë aktivitete përcjellëse si: seminare, konferenca dhe prezantime nga profesionistë, udhëheqës të asociacioneve të biznesit, përfaqësues të ambasadave, e që kanë për tematikë rritjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe shteteve të cilat prezantohen në panair si dhe trajtimin e temave me interes nga fusha e ndërtimit, planifikimit, energjisë alternative, ruajtjes së ambientit, etj.

Tradicionalisht panairin EXPOKOS e kanë vizituar delegacionebizneseve nga shtete të ndryshme dhe as këtë vit, vizitat nga delegacione të shumta nuk mungojnë.
Gjatë ditës së nesërme, nën organizimin e Odës Ekonomike të Maqedonisë, panairin do ta vizitoj një delegacion i bizneseve nga Maqedonia i përbërë nga më shumë se 20 biznese.

Poashtu, gjatë ditëve të ardhshme, do të ketë vizita të delegacioneve nga Shqipëria, Kroacia, Greqia dhe Belgjika.
Përfaqësuesit e delegacioneve të huaja që vizitojnë panairin do të kenë edhe takime me përfaqësuesit më të lartë shtetëror të Kosovës.

CEO si organizator i këtij panairi po punon intensivisht dhe me shumë mund në konsolidimin e raporteve me asociacionet, ministritë e linjave dhe agjencitë për investime nga vendet e ndryshme, duke i inkurajuar për shtrirjen e aktivitetit të tyre investues në Kosovë dhe jemi të kënaqur që ky aktivitet po jep rezultate konkrete në rritjen substanciale të frekuentimit të biznesevehuaja në vend.

Mirëpo kjo ardhje e bizneseve duhet të përcillet me hapa konkret dhe më të vendosur nga institucionet e vendit, të cilat duhet të bëjnë më shumë që ta lehtësojnë tërë këtë proces, në kohën kur Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për investime të huaja. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2013, ora 14:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori