Delawie uron Veselin për zgjedhjen e tij në krye të PDK-së
Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie ka uruar Kadri Veselin për zgjedhjen kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe suksese në përgjegjësitë e reja politike.

Gjithashtu mësohet se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë në procesin e liberalizimit të vizave, pas rekomandimit pozitiv të dhënë nga Komisioni Evropian.

"Ambasadori Delawie me këtë rast theksoi se kjo është tregues i qartë se institucionet e Kosovës janë duke përmbushur përgjegjësitë e tyre karshi qytetarëve dhe obligimet që dalin nga procesi i integrimeve evropiane”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Delaëie citohet të ketë thënë se Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vazhdoj të mbështes Kosovën në të gjithë hapat e saj të zhvillimit dhe integrimeve evropiane.

Ndërkaq nga ana tjetër kryetari Veseli ka falënderuar ambasadorin Delaëie për urimet e tij, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që ai si ambasador dhe Washingtoni japin për vendin tonë në të gjitha drejtimet, duke theksuar se "Kosova është e sigurt në rrugën e saj, pasi vazhdon si një storie e përbashkët suksesi e Prishtinës, Washingtonit dhe Brukselit". /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2016, ora 11:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori