Bashkimi i PD, Bardhi flet për takimin me Palokën: Njëanshmëria nuk e ndihmon procesin, duhet një kandidat i përbashkët fitues

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka folur për mediat, ku është ndalur tek takimi me Edi Palokën, që është zhvilluar për të arritur një bashkim të PD-së.

Paloka tha se në bisedime nuk duhet të ketë njëanshmëri, ndërsa shtoi se duhet një kandidat i përbashkët fitues.

“Në fakt, nuk do të zbardh më detaje duke kërkuar dhe ndjesë për atë që kam zbuluar nga biseda me Palokën. Komunikimi ka qenë konstruktiv për të gjetur një kompromis. Nuk ka pasur qëndrim të caktuar, vetëm kemi shkëmbyer mendime. Njëanshmëria nuk e ndihmon këtë proces. Demokratët duhet të bashkëpunojnë për të mundur Ramën. Çdo rrugë e njëanshme që imponon atë grupin që mendon ndryshe, nuk ndihmon për rrëzimin e Ramës.

E kam thënë dhe herët e parë, nuk kam ndërmend të bisedoj para kamerave kur takohem me Palokën. Kur flas për njëanshmëri fals për pozicione të ngurta të secilës palë brenda grupit parlamentar. Nëse kemi hyrë në mënyrë të sinqertë në këtë proces, nuk duhet të minohet dialogun dhe mirëkuptimin. Qëllimi është që të kemi një kandidat të përbashkët fitues, jo vetëm një kandidat të përbashkët”, tha Bardhi./albeu.com


Shtuar 18.10.2022 18:43