Delawie shpreh keqardhjen për policët e zhdukur
Ambasadori amerikan, Greg Delawie, përmes një reagimi në Twitter ka shprehur keqardhjen e tij në lidhje me aksidentin dhe zhdukjen e dy policëve të Kosovës.

‏“Në emër të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, do të doja të shprehja brengën dhe keqardhjen ndaj Policisë së Kosovës dhe familjeve të prekura, derisa kërkimi vazhdon për policët e humbur pas aksidentit me veturë. Ne përkrahim PK-në dhe FSK-në në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të gjetur pjesëtarët e PK-së”, ka shkruar DelawieTwitter.

Të shtunën, rreth orës 21:00, pas një aksidenti të pësuar në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik, dy policë të Kosovës kanë humbur pasi kanë rënë në lumin Lepenc. Kërkimet për ta po vazhdojnë akoma. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2018, ora 18:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori