Delawie qorton politikanët për listat e veteranëve
Pëlqej
Ambasadori në shkuarje i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka reaguar përmes një postimi në Twitter për rastin e hetimit të listave të fyera të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si dhe pensionet e dhëna për ta.

Ai në një postim në rrjetin social Twitter ka shtruar dy pyetje. E para ishte për Gjykatën dhe tjetra për Kosovën, duke pyetur se kur politikanët do të ndalen së ndërhyri.

“Rasti i pensioneve është për komisionerët dhe JO veteranët. Dy pyetje të mëdha. Për gjykatën: A e kanë shkelur komisionerët ligjin? Për Kosovën: Kur do të ndalen politikanët së ndërhyri?”, ka shkruar Delawie.
Shtuar më 20/09/2018, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori