Delawie-prokurorëve: Punoni më shumë dhe merreni respektin e merituar
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg Delawie është shprehur i shqetësuar në lidhje me rritjen e numrit të raportimeve për dhunën në familje.

Delawie në konferencën vjetore të Forumit të Gjyqtarëve dhe Prokuroreve të Kosovës, tha se departamenti i drejtësisë i Ambasadës Amerikane është përkrahës i fuqishëm dhe mbështet forumin e grave gjyqtare dhe prokuroreve.

Ai tha se forumi i ka kryer 80 veprimtari rajonale dhe se qeveria amerikane ka mbështetur katër gjyqtareforumit. Delawie përshëndeti edhe zgjedhjen e prokurorëve ku tha se duhet të punojnë më shumë dhe të marrin respektin e merituar. /albeu.com/


Shtuar më 18/12/2015, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori