Delawie për Astrit Deharin: Të përfshihen hetues të pavarur
Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka reaguar për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit, i cili u përcoll sot për në banesën e fundit, ku do të prehet pranë vëllait të tij Arbnorit.

Delaëie i ka cilësuar me rëndësi të madhe faktet që do të sigurohetn nga hetimet dhe se e mirëpret vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për përfshirjen e hetuesve të pavarur në këtë hetim.

"Vdekjet në paraburgim janë gjithmonë shqetësuese. Është me rëndësi që të sigurohen faktet.

E mirëpres vendimin e ministrisë se drejtësisë për përfshirjen e hetuesve të pavarur në hetim", ka shkruar ambasadori Delawie. /albeu.com/

Shtuar më 08/11/2016, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori