PËRGJIMET/ Baba Vanga shfaqet në celularin e ushtarit rus

Që prej fillimit të luftës në Ukrainë, inteligjenca britanike ka përgjuar telefonatat e ushtarëve rusë, ndërsa të shumta kanë qenë rastet kur inteligjenca ka përgjuar edhe bisedat personale të ushtarëve me familjarët e tyre.

Mediet perëndimore kanë publikuar telefonatën e një ushtari rus me bashkëshorten e tij.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është se ushtari rus i është referuara parashikimeve të frikshme të Baba Vangës.

Mes lotësh ai i ka thënë të shoqes se Baba Vanga ka pasur të drejtë, kur ka thënë se bota do të përballej me luftë.

Ndër të tjera ushtari rus i ka thënë bashkëshortes se i mungon shumë dhe se po pret me padurim që luftës t’i vijë fundi.

Baba Vanga, gruaja e njohur si “Nostradamusi i Ballkanit”, u ka paraprirë shumë fatkeqësive natyrore dhe luftërave globale para se të ndodhnin. Edhe Nostradamus njihet për parashikimet e tij disa të vërtetuara tashmë.

Në mesin e tensioneve mes Rusisë e Ukrainës, mediat ruse kanë publikuar parashikimet e Vangës dhe Nostradamus të cilët kanë zbuluar se Federata Ruse do të bëhet superfuqi dhe nuk do ta ndalojë askush, madje sipas Vangës, udhëheqësit e dy shteteve do të shtrëngojnë duart.

Sipas profecisë së Baba Vangës, disa fuqi sllave do të kthehen në Rusi duke shtuar se të gjithë ata që janë larguar nga shteti rus do të ktheheshin sërish në trojet e tyre.

“Rusia ka sakrifikuar shumë. Askush nuk mund ta ndalojë Federatën Ruse. Të gjithë ata që janë larguar nga Rusia do të kthehen sërish te ajo. Shteti rus do të bëhet superfuqi.” ka parashikuar Baba Vanga.

Kujtojmë se gruaja e mistershme, e verbër bullgare, parashikoi saktë 11 shtatorin, ngritjen e ISIS dhe madje Brexit, ndërsa ka bërë parashikime edhe për vitin 2022./abcnews.al