Delawie mbledh këta deputetë të LDK-së për demarkacionin
Pëlqej
Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës të prirë nga Kryetari i GP LDK, Avdullah Hoti, takuan në takime të ndara Greg Delawie, ambasadorin e SHBA- ve, dhe shefen e Zyrës së BE – së, Natalia Apostolova.

Në takime u bisedua për situatën e përgjithshme në vend me theks të veçantë në procesin e Ratifikimit të Marrëveshjes për Kufirin në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Si ambasadori Dellawie ashtu edhe Apostolova, vlerësuan lart kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë proces dhe konsistencën për integrimet euroatlantike.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Hoti, e ritheksoj edhe një herë qëndrimin e LDK –së sa i përket procesit të ratifikimit të kësaj marrëveshje dhe konfirmoj votën unanime pro të Grupit Parlamentar.

Gjithashtu Hoti e cilësoi të çmueshme mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shteteve të BE- së gjatë këtij procesi dhe i falënderoi ata për mbështetjen që po i japin vendit.

Në takimet me ambasadorin Delawie dhe Apostolova morën deputetët Vjosa Osmani, Armend Zemaj, Lumir Abdixhiku, Driton Selmanaj, Anton Quni, Ismet Beqiri dhe Mimoza Kusari – Lila.
Shtuar më 21/02/2018, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori