Delawie, i zhgënjyer që Kuvendi nuk votoi projektligjin për sanksionet penale
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar pasi Kuvendi nuk arriti të miratojë ligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, ai ka thënë ndihet i zhgënjyer me politikanët në Kosovë që nuk mundën të miratonin projektligjin.

“I zhgënjyer me udhëheqësit e Kosovës që nuk grumbulluan votat që të mbyllin boshllëqet të cilat lejojnë që politikanët që shfrytëzojnë lidhjet e tyre për t’i shpëtuar burgut”, ka shkruar Delawie.

Ky projektligj ka dështuar të kalojë në Kuvendin e Kosovës për shkak të mungesës së kuorumit. /Albeu.com/
Shtuar më 11/04/2017, ora 17:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori