Delawie, i zhgënjyer me dështimin e konstituimit të Kuvendit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka shprehur zhgënjimin me zhvillimet në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

“Ne jemi të zhgënjyer që përfaqësuesit e popullit të Kosovës dështuan që të konstituojnë Kuvendin sot. Për Kosovën është e rëndësishme që të ketë Kuvend dhe Qeveri funksionale sa më shpejtë që është e mundur, për t’i adresuar prioritetet urgjente për popullin e këtij shteti”, ka thënë ambasadori Delawie për Radion Evropa e Lirë.

Ai gjithashtu ka shtuar se “ne nxisim të gjitha partitë dhe përfaqësuesit e tyre që të vazhdojnë menjëherë me formimin e institucioneve shtetërore”. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2017, ora 18:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori