Delawie i shqetësuar për çështjen e Kryqit të Kuq të Serbisë
Një aksion i policisë së Kosovës ndaj organizatës “Kryqi i Kuq i Serbisë” në Veri të Kosovës, ku kanë pësuar lëndime disa policë kosovarë nga disa persona të dyshimt dhe ku janë konfiskuar disa dokumente, ka shqetësuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

“Të shqetësuar për çështjen e Kryqit të Kuq”, ka shkruar Delawie në Twitter. Ai ka shkruar po ashtu se është “duke përcjellur ngjarjen nga afër”, njofton Klan Kosova.

Në komunikatë e policisë për këtë aksion thuhet se “dokumentacionet e konfiskuara dyshohet se kanë të bëjnë me regjistrimin e popullsisë, dokumentacione këto që vlerësohet të jetë të dyshimta dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore, pasi që regjistrimi i popullsisë bëhet nga institucionet kompetente të Kosovës”.

“Policia e Kosovës gjatë këtij operacioni policor ka intervistuar disa individ që në momentin e kontrollimeve janë hasur në ato hapësira, në të cilat është gjetur materiali për regjistrim të popullsisë”, thuhet në komunikatë. /albeu.com/


Shtuar më 14/09/2017, ora 20:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori