Delawie i kthen përgjigje Thaçit: Siguria e Kosovës varet nga partnerët e saj
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për RTK-në ka thënë formimi i Ushtrisë së Kosovës nuk ka kthim mbrapa. Sipas tij, nëse ndodh që Kuvendi nuk e voton Ushtrinë, ai do të japë dorëheqje.

Përkitazi me këtë deklaratë, ka reaguar Ambasadori i SHBA në Kosovë, Greg Delawie.

“SHBA beson se siguria e Kosovës varet nga cilësia e partneriteteve të saja. Nuk duam ta shohim Kosovën jashtë koordinimit me partnerët kryesorë të saj” ka shkruar Delawie në Twitter.

Para dy ditësh, përmes një deklarate të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, u tha se SHBA-të janë të shqetësuar për ndryshimin e mandatit të FSK-së, pa një amendament kushtetues.

“Miratimi i ligjit të propozuar tani do të na detyronte që ta rivlerësojmë bashkëpunimin tonë dypalësh me forcat e sigurisë të Kosovës, si dhe ndihmën tonë afatgjatë për këto forca”, është thënë në reagim. /Albeu.com/

Shtuar më 10/03/2017, ora 18:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori