Delawie: I kënaqur që protesta ishte paqësore
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ndodhej në mesin e ambasadorëve më të zëshëm që ditëve të fundit ka bërë thirrje për protestë paqësore.

E pas kësaj ai është shprehur shumë i kënaqur që protesta e ditës së sotme kaloi e qetë e pa incidente në Prishtinë.

Në llogarinë e tij personale në Twitter ai tha: “I kënaqur të shoh ditën e bukur të pavarësisë”.

“Në Kosovë protesta ishte paqësore”, ka shkruar më tej diplomati amerikan.

Ai dhe të tjerët si ambasadori britanik e gjerman, janë deklaruar hapur se nuk mbështesin aspak dhunën./Albeu.com/
Shtuar më 17/02/2016, ora 17:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori