Delawie e nisi me dolli dhe mbaroi me kritika për politikanët kosovarë (VIDEO)
Mbrëmja nisi me dolli, por vazhdoi me kritika.

Kështu ndodhi mbrëmë në pritjen e organizuar nga Ambasada amerikane në Kosovë, me rastin e Ditës së Pavarësisë së ShBA-ve.


Në këtë organizim të ambasadorit Greg Delawie, merrnin pjesë edhe krerët kryesorë të politikës, pjesëtarë të shoqërisë civile, gazetarë e shumë personalitete të tjera.

Vetë Delawie ju uroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve, duke ngritur një dolli.

"Mendoj se është e udhës mbrëmjen ta fillojmë me nga një dolli. Nga e kaluara te e ardhmja jonë, të ngremë dolli për miqësinë dhe partneritetin ndërmjet ShBA dhe Kosovës dhe të gjërave që mund t’i arrijmë së bashku për të mirën e përbashkët të dy vendeve tona. Gëzuar!", tha ambasadori amerikan.

Pas këtij momenti, Delawie pati edhe kritika për akterët kryesor të politikës kosovare.

"Nuk ka dyshim që Kosova ka arritur shumë në këto 21 vjet; përparimi është i pamohueshëm. Por mendoj se është e qartë që entuziazmi i hershëm është zbehur paksa”.

"Po shohim më shumë ngecje dhe më pak përparim. Më shumë njerëzit shqetësohen për mbrojtjen e të ardhmes së tyre politike se pas për të ardhmen e vendit të tyre".

"Qytetarët e Kosovës e shohin këtë poashtu. Disa e kanë shprehur pakënaqësinë e tyre duke migruar jashtë vendit, e të tjerët e shprehën pakënaqësinë duke i ‘prishur fletëvotimet’ në zgjedhjet e para disa javëve".

"Besoj që Kosova sot është në pikë kthimi. Çkado që shohim përderisa shikojmë kah e ardhmja? Më shumë ndryshime pozitive apo më shumë ngecje? Gjatë vitit të ardhshëm, a do të përparojmë më shumë ky vend, a do të ecë përpara në rrugëtimin e drejt integrimit euroatlantik dhe te përmirësimit të jetës së qytetarëve apo do të qëndrojnë një vend"?, tha Delawie.
Shtuar më 01/07/2017, ora 14:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori