Del Ponte flet kundër UÇK-së
Pëlqej
Ish-prokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte tha se është e gatshme të kthehet në Hagë për të gjykuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo ka thënë se është gjithnjë në krah të viktimave dhe se do të bënte gjithçka që drejtësia të vihet në vend.

“Sidomos tani që unë jam në Komisionin e Kombeve të Bashkuara për Sirinë. Gjithmonë kam menduar se viktimat kanë nevojë për drejtësi,” ka thënë ajo për "Novosti" të Beogradit.

Del Ponte u shpreh se hetuesit i kanë tashmë emrat e të dyshuarve, ndërsa lidhur me raportin e Uilliamsonit ajo tha se nuk e di nëse në të është apo jo edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. /albeu.com/

Shtuar më 01/08/2014, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori