Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del
Ponte ka deklaruar sot se ndjen keqardhje për hetimet që po kryen prokurori kryesor i Task-Forcës Clint
Uilliamson.
“Kjo është për të ardhur keq, por nuk jam e befasuar, pasi që është shumë e vështirë të hetohet një rast pas shumë vitesh”, ka thënë Del
Ponte për "Tanjug".
Ajo ka vlerësuar se edhe gjatë proceseve gjyqësore që janë zhvilluar kundër ish-udhëheqësve të lartë të UÇK-së nuk janë gjetur prova dhe se edhe dëshmitarët, "nuk kanë dashur të dëshmojnë".
Del
Ponte tha se megjithatë ndihet mirë që
Uilliamson së paku konfirmoi se
beson se në Kosovë ka patur
trafik organesh. /albeu.com/
Shtuar më 29/07/2014,
ora 15:03