Ish-zëvendëskryeministri
Hajredin Kuçi ka kritikuar
dialogun që po zhvillohet me Serbinë, duke thënë se ky dialog nuk ka emër e as qëllim.
"Iniciativa për “korrigjim të kufijve” është e rrezikshme, pasi marrëveshjet me Serbinë nuk janë asnjëherë të qëndrueshme dhe po ashtu formati politik i dialogut nuk është zgjidhja më e mirë."
Kështu u tha dje në tryezën e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike me titull: “E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja: Dialogu Kosovë - Serbi dhe mësimet që lidershipi i Kosovës duhet t’i përsërisë”, në të cilën folën ish-presidenti Fatmir Sejdiu, nënkryetari i PDK-së
Hajredin Kuçi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.
Shtuar më 20/10/2018,
ora 08:23