Del në qarkullim pulla postare e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Për nder të shënimit të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2018, në qarkullim postar do të vihet emisioni i pullës postare me titull “10-Vjetori i Pavarësisë”.

Kjo pullë postare në imazhin e saj mbart kopjen e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës me simbolet e tjera shtetërore.

Ndërsa në aspektin moral, përmes saj pasqyron sukseset e shtetit, posaçërisht talentin e të rinjve kosovarë në gara të ndryshme nga fusha e kulturës dhe sportit. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2018, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori