Del e vërteta tronditëse nga lista e veteranëve të rrejshëm (FOTO LAJM)

Duket e pabesueshme, por krahas faktit se mijëra veta marrin para si veteranë të luftës ndërkohë që nuk janë, një tjetër skandal duket se do të shpërthejë sëfundmi.

Prokurori që ka shkruajtur aktakuzën për veteranët e rrejshëm, Elez Blakaj konfirmon se disa prej emrave të tyre janë shtuar me kast për të baltosur të gjithë procesin e zbulimin të veteranëve e shpallur të tillë pa qenë të luftë, raporton Albeu.com.

Kjo është zbuluar në një komuniki në Facebook mes tij dhe Arben Boletinit, të cilën ky i fundit e ka publikuar më pas në rrjetin social.

“A je mirë? Qysh është e mundur me hjek nga lista e veteranëve të UÇK-së kur unë jam kanë pjesë e tri luftërave çlirimtare në Preshevë, Maqedoni dhe Kosovë. Turp, zoti i denoftë”, i tha Boletini – Blakajt, në bisedën e publikuar nga Insajderi.

Por Blakaj i përgjigjet se ai duhet t'i ruaje provat pasi 200 emra tek veteranët e rrejshëm janë shtuar me kast.

“Ruaj provat, se qëllimisht i kanë shtu numrat…”, i ka thënë Blakaj – Boletinit.
Shtuar më 17/09/2018, ora 15:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori