Del dokumenti që kërkohet heqja e vizave për Kosovën
Pëlqej
Komisioni Evropian dha rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën, në një konferencë për media pas pak minutash

Aty pritet të flasin komisioneri për punë të brendshme dhe migracion, Dimitris Avramopulos dhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Në dokumentin zyrtar që e ka siguruar Lajmi.net thuhet se Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Komisioni Evropian konfirmon që Kosova ka përmbushur dy kriteret për liberalizimin e vizave. Ratifikimin e demarkaiconit me Malin e Zi, dhe hapa konkret në luftën kundër korrupsionit”, thuhet në raport.

Tashmë Komisioni Evropian do t’ia jap rekomandimin Parlamentit Evropian, ku pastaj pritet miratimi edhe në dy institucionet e tjera të BE-së.


Shtuar më 18/07/2018, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori