Inzaghi: U përballëm me një portier të madh

Interi u mposht nga Milani në derbi dhe në kampin zikaltër ka një shqetësim për golat e pësuar. Sonte zikaltrit pësuan tre herë. Pas ndeshjes, trajneri Inzaghi tha:

“Pas barazimit 1-1 nuk e dinim se ku ishim për 30 minuta. E humbëm kontrollin gjë që bëri që të pësonim dhe dy gola të tjerë.

E meritonim barazimin, por unë i pranoj përgjegjësitë e mija dhe ato 30 minuta duhet të na bëjnë të reflektojmë.

Përballë kishim një portier të madh, kurse ne i pësuam golat me shumë lehtësi”, deklaroi trajneri i Interit, Simone Inzaghi. / h.ll/albeu.com


Shtuar 4.09.2022 11:00