VIDEO/ Vjedhje spektakolare në mes të ditës, 30 persona marrin mallra me vlerë 300 mijë dollarë nga dyqani luksoz

Të paktën 30 persona grabitën një dyqan në Kaliforni të Yves Saint Laurent në mes të ditës dhe arritën të merrnin mallra me vlerë rreth 300,000 dollarë.

Video e vjedhjes e siguruar nga KTLA tregon të dyshuarit me veshje të errëta duke vrapuar brenda dhe jashtë dyqanit të modës në qendrën tregtare pak pas orës 17:00 të së martës.

Një person, që mendohet se është shofer transporti përleshet me një nga të dyshuarit ndërsa ai përpiqet të ikë nga dyqani, por hajduti u largua dhe u hodh në një makinë në lëvizje që u largua me shpejtësi, tregon video.

Një person mund të dëgjohet duke i thënë shoferit se “nuk ia vlen” të lëndohet.

Departamenti i Policisë së Glendale konfirmoi për KTLA se ishin të paktën 30 persona që dolën me rreth 300,000 dollarë plaçkë pas grabitjes.

Shefi i policisë Manny Cid u zotua në një deklaratë se “ky lloj aktiviteti kriminal nuk do të tolerohet në Glendale”.

Cid tha se banorët mund të presin të shohin një prani të zgjeruar të policisë në qendër të qytetit./Albeu.com./


Shtuar 10.08.2023 18:35

Tags: