Dekoratat e Thaçit thyenë kufirin, arrijnë deri në Francë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar vizitën e tij në Paris. Ai gjatë ditës ka ndarë një medalje jubilare për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës për ish presidentin francez, Nicolas Sarkozy.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka thënë se çdo qytetar i Kosovës e mban në mend deklaratën e famshme të ish-presidentit Sarkozy kur paralajmëroi disa ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës në një shkollë fillore në Paris, se harta evropiane do të ndryshoi dhe pasurohet me një shtet të ri - Republikën e Kosovës.

Ky është postimi i plotë:

Çdo qytetar i Kosovës e mban në mend deklaratën e famshme të ish-presidentit Sarkozy kur paralajmëroi disa ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës në një shkollë fillore në Paris, se harta evropiane do të ndryshoi dhe pasurohet me një shtet të ri - Republikën e Kosovës.

Sot pata nderin që ish-presidentit Sarkozy, që punoi palodhshëm për njohje ndërkombëtare të pavarësisë sonë, ta dekoroj në emër të shtetit dhe të popullit të Kosovës me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Kosova ka të ardhme të sigurt me miq nga i tërë spektri politik francez që përgjatë dekadave ishin mbrojtës dhe promovues të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës. HTH


Shtuar më 15/03/2018, ora 13:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori