Deklarohet pasuria e Shefit të ri të AKI
I gjendur herë pas here në qendër të vëmendjes për shkak të pasurisë së tij, shefi i ri i së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni, në formularët e deklarimit të pasurisë ka paraqitur shuma të majme parash.

Në gjendje KASH Maxhuni kishte deklaruar mbi 70 mijë euro dhe si të ardhura vjetore rreth 47 mijë euro. Pasuria e paluajtshme arrinte vlerën 207 mijë euro, dy banesa, një shtëpi dhe një tokë. Ndërsa pasuri të luajtshme kishte deklaruar 17 mijë euro.

Ai kishte deklaruar në pronësi edhe dy makina, njërën me vlerë 7 mijë euro ndërsa tjetra 10 mijë euro. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2018, ora 18:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori