Deklarimi publik i Azem Sylës, “unë dhashë urdhër për vrasjen e Gani Gecit”
Komunikatat e rrejshme, shpifëse, të turpshme, të lëshuara në emër të Shtabit të Përgjithshëm të "UÇK-së", duhet të shërbenin si provë, për zbulimin e urdhërdhënësve të këtyre vrasjeve. Po citojmë njërën sosh: Komunikata numër 59, e lëshuar nga SHP i UÇK-së, ku akuzohej më sakt, shpifej për Gani Gecin, sikur ai u printe paramilitarëve serbë, duhej të ishte një pikë referimi, për zbulimin e vrasjes të Bekim Kastratit, Besim Dajakut si dhe plagosjen e Gani Gecit. Dëshmi shtesë është deklarimi publik i Azem Sylës se "unë dhashë urdhër për vrasjen e Gani Gecit".

SHIK-u, si krijesë e LPK-së, e Tiranës zyrtare, social-komuniste, UDB-së, Sigurimit francez DGSE, i kishte të gatshme skemat e veprimit të përgjakshëm. Tirana e kishte kuadrin besnikë, në radhët e LPK-së, në Mërgatë. Po kjo strukturë ishte e dyzuar, pra, edhe n shërbim të UDB-së, e bartur ke BIA, tashmë, Sigurimi sekret i Serbisë. Sigurimi francez hyri në lojë nëpërmes Serbisë dhe përcaktoi e diktoi Hashim Thaçin si të parë të LPK-së, përkatësisht, të UÇK-së.

Ndërkohë, Tirana zyrtare kishte ndërhyrë në shkarkimin e Kryesisë të vjetër të LPK-së; emërimin e kryetarit të ri të LPK-së; zotërimin drejtues të gazetës "Zëri i Kosovës". gjithashtu, e rrëmbeu të gatshëm Fondin "Vndlindja thërret", duke i shpërdoruar kriminalisht milionat e tij.Garda e re e LPK-së, ishte bërthamë e një klani të Drenicës, të pashkolluar, megallomanë, deri në fodullek. Në mënyrë selektive, morën edhe ca kokërra nga Dukagjini e gjetkë, por, pa fuqi vendimmarrëse reale. Për gjithë këtë sakatosje fatale, për LPK-në, por edhe për Kosovën, heshtën të anatemuarit, deri me akuzën e tradhtisë, përveç magjistër Muhamet Kelmendi, i cili e ka dënoncuar këtë plojë të ndyrë politike, dinjitetshëm dhe pa rezerva.

Pas plot dy dekadash, puçin, sa skandaloz, aq edhe kriminal, të një klani me mbështetje të trefishtë: Tirana zyrtare, Serbia me BIA-n e saj dhe Franca me Sigurimin DGSE, rrept e faktueshëm, e dënon edhe eksponenti njësh i Lëvizjes në Mërgatë, Ibrahim Klmendi. Madje, ai habitet si doli në krye të Lëvizjes, UÇK-së, bash Hashim Thaçi, pa u dëshmuar me asgjë për LPK-në, por as për Kosovën?!!Angazhimi i tri shteteve, në përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të ardhshëm, ka qenë fort i studjuar, duke përcaktuar edhe të gjithë rrjedhën e luftës dhe pas saj. Për të tri këto shtete motoja ka qenë: "Kryeqyteti i Kosovës, është Beogradi", - të thënë nga Nano, në takimin e Kretës me Millosheviçin. Prishja e Marrëveshjes të Osllos; ndarja e faktorit ushtarak; rrjedhimisht, sabotimi i një lufte më efikase dhe më të dinjitetshme; tendenca e hapur e bojkotimit dhe e luftimit të faktorit ushtarak - FARK.Bëra një hyrje të zgjatur, për të ardhur ke qëllimi, thelbi i temës në trajtim: Vrasjet politike dhe heshtja e tyre!

Skema ishte e gatshme: U kopjua metoda kundra-kombëtare e kriminale e Partisë Komuniste të Enver Hoxhës, gjatë Luftës së Dytë Botërore: "Armiku do të mundet nga forcat aleate, ndërsa, ne, t´i qerojmë hesapet me kundërshtarët politikë, marrjen e pushtetit, pas ikjes të pushtuesit", - mendonin dhe vepronin kuqaloshët e LPK-së, duke rrahur, kidnapuar, arrestuar, burgosur dhe, deri në vrasje, të ushtarakëve të FARK-ut dhe veprimtarët e LDK-së.Pra, UÇK-ja e themeluar, nga Kryesia e shkarkuar dhe e anatemuar, për ta luftuar armikun, u konvertuar në "UÇK-e" të SHIK-ut, duke harruar, madje, qëllimshëm, armikun dhe duke luftuar Ibrahim Rugovën me partinë e tij, LDK.në!

Gazeta "Bota sot", me pronarë Vëllezërit Mazrekaj, ishte themeluar, si medium publik, madje, në rrethana pushtimi e mërgimi, për të qenë në shërbim të popullit, të Atdheut. Andaj, që para luftës, "Bota sot", u pozicionua hapur, për të qenë objektive, realiste, në pasqyrimin e ngjarjeve, duke u bërë jo përshkruese e treguese, por edhe analizuese dhe përcaktuese, në anën e së drejtës, gjithnjë, në favor të vendit.Ky pozicionim i Redaksisë, "Bota sot", shihej si pengesë në realizimin e qëllimeve të errëta e kriminale të klanit fatal, në shërbim të Sigurimeve sekrete të Shqipërisë, Serbisë dhe të Francës. Bën përshtypje fakti se anëtarët e SHIK-ut u trajnuan në Shqipëri dhe Francë. Viktimë e parë ishte gazetari dhe zëdhënësi i UÇK-së, Ali Ukaj dhe për të vazhduar me Ilir Konushevcin, Dr. Hazir Malën, Ministrin e Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqin, Sadri Ramqaj, Qazim Jakupin, Muharrem Tafa, Rushit Elezi dhe të tjerë.

Dhe, për të vazhduar në Kosovë, me vrasjen e shefit të fletushkës informative të LDK-së, QIK, Enver Maloku, shenjëstrohet për vdekje, para shtëpisë së tij. Gazetari i kolumnës të së martës, në "Bota sot", Xhemajl Mustafa, qëllohet me plumba, ke dera hyrëse banesës. Plumbi SHIK-ut, do ta shuante edhe gazetarin Shefki Popova.Pasi ishin vrarë qindea ushtarakë e veprimtarë të LDK-së, prapa shpine e në pusira; ishin dënoncuar e spiunuar, për t`u vënë në pritë të armikut, si Zahir Pajaziti me shokë, Mujë Krasniqi me ushtarë, ishin ekzekutuar edhe kuadrot e Lëvizjes, si Behaudi Hallaçi, Ismet Jashari -Kumanova me shokë, radha u erdhi edhe gazetarit të "Bota sot", Bekim Kastratit, truprojës të Presidentit Rugova, Besim Dajakut, luftëtarit të orëve të para, Gani Gecit, i cili u plagos, por, fatmirësisht, mbijetoi atentatin, për të vazhduar me vrasjet tjera, përfshi këtu edhe gazetarin Bardhyl Ajetin.Hetuesi ndërkombëtar, Reiner Matten, thotë se arsyeja e atentatimit të gazetarit Bekim Kastratit, është se ai kishte shkruar disa artikuj në "Bota sot", kurse Gani Geci kishte botuar librin "Lufta pa maska".

Vrasjet serike politike kapin shifrën marramendëse nominative, emërore, prej 1.820 personave. Shenjëstrimi i komandantëve ushtarakë të FARK-ut, si: Ekrem Rexha, Smajl Hajdaraj, Ukë Bytyçi, Tahir Zemaj, Sabahate Tolaj, Isuf Haklaj, Agim Çelaj; ushtarakëve të Kosharës, të arrestuar në Pejë dhe të ekzekutuar në natën e 22 qershorit 1999: Rexhë Osaj, Bashkim Balaj, Ramë Peja, Sinan Musaj dhe të tjerë.

Ekzekutimi i oficerit Rinush Dakaj, është një krim i llojit të veçantë. Familja kërkoi arsyen e ekzekutimit në fshehtësi të Rinushit, nga Adem Demaçi dhe Ramiz Lladrovci. Të dy këta stalinistë të nërkyer, dhanë një përgjigje, sa të poshtër, po aq krimnale dhe, thellësisht, përçarëse e cinike: "Ka luftuar në radhët e FARK-ut, prandaj e ka merituar plumbin kokës!!" Vrasja e kuadrove dhe të bashkëpunëtorëve të Presidentit Rugova, si Fehmi Agani, i vënë në kurthë nga agjenti Arbër Xhaferi, Shaban Manaj, Ismet Rrahmani, Haki Imeri, Vëllezërit Kosovë dhe Albert Zeqiraj, Ilir Selimaj dhe qindra të tjerë.

Heshtja e shtetit për vrasjet politike

Një prokuror ka thënë se "vrasjet që i bën shteti, nuk zbulohen". Dhe, SHIK-u vazhdon të jetë shtet që nga viti 1997, në Kosovë. Është unike në botën demokratike, që në krye rë Shtetit, Legjislativit, dhe të Qeverisë, sot janë kryekriminelët, të cilët, duke i organizuar bandat, në Organizatën terroriste SHIK, kanë përgjakur dhe zhvatur Kosovë, pamëshirshëm e kriminalisht. Vrasjet politike në Kosovë, janë një fshehtë publike.

Për ta realizuar një vrasje, herë-herë, kanë marrë pjesë një duzinë njerëzish. Veç kësaj, janë listat emërore planifikuese, të vrasjeve, në pritje. Shumë syrësh janë ekzekutuar. Hartimi i listave është bërë nga një SHTAB - vendimmarrës. Vrasjet janë realizuar në dritë dhe errësirë, në oborr ose para derës së shtëpisë, përkatësisht, banesës, në rrugë e qytet. Zakonisht, bandat e Drenicës, Dukagjinit dhe të Llapit, kanë koordinuar dhe bashkëpunuar, duke i këmbyer ekzekutorët, kriminelët.

Komunikatat e rrejshme, shpifëse, të turpshme, të lëshuara në emër të Shtabit të Përgjithshëm të "UÇK-së", duhet të shërbenin si provë, për zbulimin e urdhërdhënësve të këtyre vrasjeve. Po citojmë njërën sosh: Komunikata numër 59, e lëshuar nga SHP i UÇK-së, ku akuzohej më sakt, shpifej për Gani Gecin, sikur ai u printe paramilitarëve serbë, duhej të ishte një pikë referimi, për zbulimin e vrasjes të Bekim Kastratit, Besim Dajakut si dhe plagosjen e Gani Gecit. Dëshmi shtesë është deklarimi publik i Azem Sylës se "unë dhashë urdhër për vrasjen e Gani Gecit".

Por, deri me sot, askush nga anëtarët e këtij "biçim Shtabi", nuk kanë pranuar që kanë qenë në dijeni, për komunikatën në fjalë, edhe pse ajo është publikuar në emrin e tyre! Edhe vrasja e Besim Dajakut, truproje e Presidentit Rugova, nuk është rastësi. Banda klanore e Drenicës, ishin dhe mbetën enverstë e stalinistë të mykur. Dhe, urrejtja e sojit ideologjik sllavist, nuk e pëlqen nacionalizmin, që zakonisht, janë kombëtarë të djathtë dhe kundër komunizmit, si ideologji deshtake sllave. Egërsia e LPK-së, ndaj familjeve të mëdha atdhetare, është dëshmuar përgjatë luftës në Kosovë.

Sfidimi që u bëri Ibrahim Rugova klanit aktual të Drenicës, i cili, assesi, nuk përfaqëson Drenicën, duke ua besua mbrojtjen e afërt fizike, pikërisht, djemëve të Drenicës, ku Dr. Rugova ishte më së paku i votuar! Por, Presidenti Rugova e njihte mirë popullin e vet, ashtu siç njihte edhe drenicarët trima e besnikë. Familja Rugova, përgjatë shekullit të kaluar, kishin bashkëluftuar kundër pushtuesve të vjetër dhe të rinj serbo-sllav.

Vëllezërit Geci të Llaushës, janë nipa të Bajraktarit të Drenicës, ndërsa Besim Dajaku, nip i Shaban Polluzhës. Dështimi i zbulimit të vrasjeve politike, nga UNMIK-u, i pasuar nga EULEX-i, hap dyshime logjike. Nga dy deri në pesë vjet burg i dënoi një gjykatës francez, kriminelët që kishin ekzekutuar 4 (katër) ushtarakë të Kosharës, luftëtarë edhe në Betejën fitimtare të Loxhës.

"Unë e ndava Mitrovicën", - deklaroi një oficer-komandant freng. Administratori Brnard Kouchner, asnjëherë nuk u shqetësua, për sigurinë e qytetarëve të Kosovës.Kufizimi në kohë, deri më 31 dhjetor 2000, i juridiksionit të Gjykatës Speciale, është një krim rishtor, një rivrasje e viktimave të SHIK-ut dhe provokim i rëndë për familjet e viktimave dhe popullin e Kosovës. Është fakt i pamohueshëm se vendimi dhe listimi i indvidëve, për ekzekutim, është bërë në vitin 1998.

Dhe, pavarësisht kohës të ekzekutimeve, vrasjeve, e vlershme është koha, kur është marrë vendimi kriminal.Por, e vërteta është se nuk pritet të bëjnë drejtësi vendore, kriminelët në shtet e pushtet, të cilët, bindshëm e bazueshëm, dyshohen e lakohen, për krimin e organizuar vrastar politik, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë e gjak, nga partia rivale./Bota Sot
Shtuar më 20/10/2017, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori