Deklarata e fortë e deputetit italian: "Do të rivlerësojmë njohjen e Kosovës"
Mediat italiane dhe ato serbe kanë përcjellë sot deklaratat e forta të deputetit italian Vito Comencini i Partisë Lidhja, i cili ka qenë i ftuar në Kongresin e Partisë Popullore serbe, mbajtur dy ditë më parë në Beograd.

Deputeti italian, i cili është dhe anëtarë e sekretar i Komisionit të Çështjeve të Jashtme dhe Komunitare në Beograd, deklaroi për median serbe “Srpski telelgraf” se Partia Lidhja mbështet fort e me të gjitha mënyrat Serbinë si një vend që ka përmbushur të gjitha hapat për të nisur negociatat e pranimit në Bashkimin Europian.

Sipas deputetit italian, Partia "Lidhja" do të vij shpejt në pushtet në Itali dhe atëherë do të vërë në diskutim njohjen e shtetit të Kosovës.

"Në Kosovë,”- tha ai, “Trafiku i drogës, trafiku i qenieve njerëzore, prania e elementëve terroristë dhe të riatdhesuar përbëjnë një problem për Evropën. Sapo të vijë në pushtet Partia Lidhja do të rivlerësojmë njohjen e Kosovës."

Pak ditë më parë dhe gjatë një konference të përbashkët italo-serbe të mbajtur në Verona të Italisë, deputeti Vito Comencini i intervistuar nga mediat italiane "Il Fatto quotidiano" u shpreh se: "Serbia është një vend që ka rrënjë të forta të krishtera, është një urë lidhëse mes Lindjes e Perëndimit e Partia Lidhja ka mbajtur pozicionin në mbrojtje të serbëve sidomos të serbëve në Kosovë që kanë qenë shpesh të persekutuar në mënyrë të dhunshme e të fortë."

Në rrjetet sociale deputeti italian Vito Comencini ka komentuar se gjatë fjalës së tij në kongresin e Partisë Popullore serbe në Beograd ka evidentuar nevojshmërinë e zbulimit e përhapjes së rrënjëve e vlerave kristiane në Evropë shpesh të mohuar nga qeveritarët e Bashkimit Europiane dhe që përkundrazi kanë vendosur një hapje të turpshme e të rëndë ndaj Turqisë së Erdogan.

Deputeti Vito Comencini është një politikan i rëndësishëm i partisë Lidhja dhe mjaft pranë liderit të saj Matteo Salvini.

/Ora News/
Shtuar më 10/12/2019, ora 16:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori