Deklarata e Daçiç shkakton reagime të zyrtarëve të lartë
Pëlqej
dac
Deklarata e ministrit te Jashtem te Serbise, Ivica Daçiç, se nuk do të nënshkruhet kurrfarë Traktati Paqeje me Kosovën, ka shkaktuar reagime të zyrtarëve të lartë në Prishtinë.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë në detyrë, Hajradin Kuçi ka thënë se deklarata e Daçiç është thjesht për konsum të brendshëm politik brenda Serbisë.

Sipas Kuçit, megjithatë dialogu duhet vazhduar, pasi që në fund të tij do të nënshkruhet edhe marrëveshja e paqes.

“Dialogu këtë qëllim duhet te ketë - nënshkrimin e Traktatit të Paqes. Deklarata e tij është për konsum të brendshëm”, ka deklaruar Kuçi.

Megjithatë, analistë të ndryshëm politikë në Kosovë mendojnë se Kosova që kur ka hyrë në bisedime me Serbinë, ka hyrë pa kushte dhe pa e njohur atë se "çfarë ka ndodhur në të shkuarën". /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori