Deklarata "bombë" e dëshmitarit: Mlladiç nuk ishte në gjendje të urdhëronte vrasjen e 7 mijë personave
Pëlqej
Gjyqi ndaj të akuzuarit për krime lufte dhe për vrasjen e 7.000 burrave myslimanë, ish-kreut ushtarak të serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladiçit, vazhdon.

Një nga ish-oficerët e ushtrisë serbe të Bosnjes, Bosko Gvozden, ka thënë si dëshmitar në gjyq se Ratko Mlladiç nuk ka dhënë urdhër për vrasjen e 7.000 personave, pasi "nuk ka qenë as në gjendje dhe as nuk ishte në karakterin e tij ta japë këtë urdhër".

"Mladic ishte “filantropik”, “i shoqërueshëm” dhe “shumë, shumë strikt, që është thelbësore për ta kryer detyrën me humbje minimale", tha Gvozden në Gjykatën e Hagës, raporton BIRN.

Gvozden argumentoi se Mladic nuk ishte në gjendje t’i komandonte trupat e tij pasi ka qene në një vizitë në Beograd nga 16 dhe 17 korriku i vitit 1995, kohe kur ndodhen edhe masakrat e Srebrenicës, dhe për këtë arsye "nuk mund të jetë përgjegjës për vrasjet e atyre ditëve".

Ish-oficeri serb i Bosnjes, qe ka qene edhe vartes ne ushtri ndaj Mlladicit, e mbrojti ate, duke thene se Mlladici "kishte edhe cilesi prej lideri te vertete". /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori