Degjeneron fjalori në Kuvend, Veseli ofendon rëndë deputeten e VV-së
Pëlqej
Deputetja e VV’së Drita Millaku ka sfrytëzuar fjalën e saj sot në seancën e votimit të projektiligjit për gjykatat në Kuvendin e Kosovës, që të kritikojë kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli për sharjen që ky i fundit i kishte bërë deputetit Sveçla, në ditën e votimit të demarkacionit.

Millaku i ka thënë Veselit se nuk e ka dëgjuar atë ditë duke sharë se do vepronte ndryshe.

“Nuk i ke marr votat me na i sha robtë këtu. Shyqyr që nuk të kam dëgju atë ditë se qat gaz në gojë ta kisha shti”, i ka thënë Millaku atij.

Ndërsa Veseli ia kthen duke e ofenduar rëndë “ A e përdor me gojë shumë a?

Ndryshe, Veseliseancën kur është votuar demarkacioni me Malin e Zi e ka sharë deputetin Sveçla pasi kishte hedhur gaz lotsjellës për të tretën herë në atë seancë. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 18:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori