PD bojkoton mbledhjen e Këshillit Politik

Partia Demoratike ka bojkotuar mbledjen e Këshillit Politik pasi nuk pranon diskutimet mbi draftin e paraqitur në Këshillin Politik.

Ky vendim erdhi thuajse një orë pas mbledhjes së Këshillit ku do të diskutohej rreth propozimeve të drafteve që do të paraqisnin palët politike.

Nndërkohë mësohet se socialistët kanë propozuar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që parashikojnë mes të tjerave hapjen e listave në 100%. Ndërkohë që pragu minimal për hyrjen në Kuvend të partive pritet që të jetë 3%.

Më tej ata parashikojnë që koalicionet të lejohen si subjekte të përbashkëta zgjedhore, gjë e cila duket se has në kundërshtinë e opozitës jashtë parlamentit.


Shtuar 18.09.2020 11:10