Degert: BE-ja e inkurajuar me Kosovën dhe Serbinë
Bashkimi Evropian është e inkurajuar me pajtimin e Beogradit dhe Prishtinës për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit. Kështu është shprehur shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Vincent Degert, shkruan Rel.

"Ky është një hap i rëndësishëm dhe i pritshëm. Jemi të inkurajuar, që Beogradi dhe Prishtina janë marrë vesh për planin e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit"- ka thënë Degert për gazetarët pas një konference në të cilën janë paraqitur kornizat investuese për Ballkanin Perëndimor.

Sipas përfaqësuesit të BE-së, është me rëndësi që të kalohet në zbatimin praktik të saj. /albeu.com/
Shtuar më 28/05/2013, ora 15:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori