Dedikimi emocionues i ministrit për babain: "Si TI babë deri në takimin tonë të ardhshëm"
Profesor Masar Stavileci i cili ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, është babai i ministrit të Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci.

Me anë të një postimi në "Facebook", ministri Stavileci ka shprehur dhimbjen për vdekjen e babit, i cili ka zgjedhur fjalët më të mira për të përshkruar jetën dhe veprën e babait të tij.

Postimi i plotë i ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci në Facebook:

"Si TI babë deri në takimin tonë të ardhshëm.
Punëtor, i drejtë, i ndershëm, i sinqertë, i saktë, i organizuar dhe pedant.

Natyrisht gjithmonë pa gabime gjuhësore, as në të folur as në të shkruar.

Me interesim e dashuri për Prishtinën e Juventusin.

Mami, Linda e Donika janë obligim i imi.
Të betohem!" /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2016, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori