Dedaj: Serbia të respektojë shqiptarët e Luginës
Pëlqej
Lideri i Partisë Liberale të Kosovës, njëkohësisht zëvendësministër i Kulturës dhe Sporteve, Gjergj Dedaj ka thënë se në Kosovë ka një atmosferë të rënduar politike.

Dedaj ka vlerësuar se Kosova po shkon drejt konsolidimit të një shteti ligjor dhe demokratik.

Ai ka folur edhe për shqiptarët në Luginë, duke thënë se nëse Serbia e vazhdon diskriminimin ndaj tyre, Kosova do të reagojë.

Shteti serb nuk e ka ndërmend të ndal politikat diskriminuese ndaj pakicave me theks të vecante ndaj shqiptarëve, dhe kjo po e rëndon jetën e qytetarëve shqiptarë ne atë pjesë, po ashtu po e vështirësojnë rrugën e vet drejt Bashkimit Europian i cili kërkon qasje serioze ndaj pakicave në sferën e lirise së gjuhës, simboleve kombëtare dhe të drejtave themelore njerëzore”, tha Dedaj për agjenicëne lajmeve "Presheva Jonë".

Kryetari i liberalëve të Kosovës ka vlerësuar se liberalët në Kosovë ecin me parime demokratike e evropiane, me qëllim krijimin e një shteti ligjor e demokratik. /albeu.com/

Shtuar më 14/08/2014, ora 14:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori