Një ankesë e deputetëve të Grupit 6+ ka detyruar kryeministrin e
Kosovës, Ramush Haradinaj, të distancohet nga deklaratat
fyese të zëvendësministrit të
Jashtëm,
Gjergj Dedaj, bërë kundër Turqisë.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse Haradinaj do të plotësojë edhe kërkesën për shkarkimin e Dedajt, që është pjesë e letrës që i dërguan gjashtë deputetët minoritarë, që janë pjesë e koalicionit qeverisës.
Në letrën dorëzuar Haradinajt, deputetët e 6+ thonë se zëvendësministri i Punëve të Jashtme,
Gjergj Dedaj, “me deklaratat e tij nënçmuese,
fyese dhe përçarëse e ka ofenduar komunitetin turk”.
Por, deklarimet e Dedajt që Qeveria i cilëson
fyese ndaj Republikës së Turqisë, duket se nuk do ta pengojnë zëvendësministrin e
Jashtëm Dedaj të shpërblehet me dërgimin në shërbimin diplomatik.
Burime të sigurta i kanë thënë “Kohës Ditore” se
Dedaj tashmë është propozuar për ambasadorin e ardhshëm të
Kosovës në Maqedoni.
Shtuar më 01/08/2018,
ora 07:52