Deda zbardh takimin me Shpend Ahmetin
Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se takimi i sotëm me krerët e PSD-së, ka qenë ekskluzivisht një takim ku është diskutuar rreth dialogut të Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një përgjigje, ai ka thënë se këto janë takime të rregullta javore, ku diskutohet për çështjen e dialogut të Brukselit.

“Takimi ynë ka qenë, takim i rregullt javor, për dialogun me Serbinë”, ka thënë Deda, raporton express.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë arsye tjetër për këtë takim.

Vlenë të theksohet se raportet ndërmjet Dedës dhe kryetares së Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, nuk janë aq të mira sa në fillim kur e kishin themeluar partinë.

Shkak për këtë janë vendimet që ka marrë Deda për të votuar Buxhetin dhe për të respektuar marrëveshjen që partia e tij kishte arritur me PSD-në për të qenë bashkë sa i përket Platformës për Dialogun e Brukselit.B.V.
Shtuar më 13/03/2019, ora 16:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori