Deda tregon pse u largua nga Vetëvendosje
Deputeti Ilir Deda ka treguar arsyet se pse u largua nga forca e tij politike Vetëvendosje. Ai është shprehur se "gazi lotsjellës dhe dhuna brenda institucioneve, kanë qenë arsyet e largimit të tij".

Kështu tha ai kur iu kërkua të komentojë pamjet në të cilat shfaqet Albin Kurti duke u prirë disa të rinjve që hedhin koktej molotovi në drejtim të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë një interviste të dhënë për TV Dukagjinit, Deda ka thënë se Kosova ka nevojë për një qasje të re politike të cilën mund ta bëjnë vetëm gjenerata e re në politikë. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2016, ora 08:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori