Deda thirrje për protestë paqësore dhe dorëheqje të qeverisë
Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda, në llogarinë e tij në Facebook ka ftuar të gjithë për një protestë paqësore për ditën e nesërme, ditën e tetë vjetorit të pavarësisë.

Gjatë protestës së nesërme, Deda thotë se "do të kërkohet dorëheqja e Qeverisë shkelëse e Kushtetutës, zaptuese e institucioneve publike, e papërgjegjshme ndaj qytetarit dhe shtetit".

“Miq të nderuar, gati 17 vite jetojmë të lirë, prej të cilave 8 vite të pavarur. Nesër do të jetë protesta më e madhe paqësore në Kosovën e lirë ku do të kërkohet dorëheqja e Qeverisë shkelëse e Kushtetutës, zaptuese e institucioneve publike, e papërgjegjshme ndaj qytetarit dhe shtetit, Qeverisë autokratike që arreston pjesëtarë të opozitës", ka shkruar Deda në facebook.

"Me prezencën tonë tregojmë që nuk pajtohemi me varfëri e mjerim, papunësi e korrupsion, e dështime të njëpasnjëshme ndërkombëtare të shtetit tonë. Nesër shprehim vullnetin e dëshirën tonë për Kosovë të prosperuar, me rini të arsimuar, pa klientelizëm, me sundim të ligjit, barazi e mirëqenie shoqërore dhe dinjitet për pensionistë, Republikën e Kosovës shtet të integruar ndërkombëtarisht. Shihemi nesër në shesh”, ka theksuar Deda./Albeu.com/
Shtuar më 16/02/2016, ora 22:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori