Marrëveshja e arritur në mes bllokut LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosjes është një hap drejt
sovranitetit politik në vend.
Kështu e ka vlerësuar Ilir
Deda marrëveshjen e arritur sot në mes LAN dhe Vetëvendosjes.
"Nënshkrimi i marrëveshjes së parimeve qeverisëse ndërmjet LVV dhe koalicionit LDK/AAK/NISMA paraqet kthesë në
politikëbërje në Kosovë. Është hera e parë pas 15 vitesh që forcat
politike në Kosovë merren vesh vet për qeveri dhe politika qeverisëse, pa drejtimin e faktorit ndërkombëtar. Ky është një hap drejt
sovranitetit politik të vendit. Sot ekziston një vullnet dhe realitet i ri
politik në Kosovë për forcim të shtetit, për përforcimin e
sovranitetit ndërkombëtar, zotim për luftë kundër korrupsionit dhe për ndërmarrje të hapave urgjente për zhvillim ekonomik. Këtë vullnet
politik - të nënshkruar nga shumica
politike në Kosovë duhet ta respektojnë të gjithë akterët në Kosovë", ka shkruar
Deda.
Ai ka shtuar se nuk dihet se çfarë do të sjellë e ardhmja, por se për herë të parë po bashkohen disa forca
politike që mendojnë seriozisht për të ardhmen e shtetit të Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014,
ora 16:21