Deçan, marsh paqësor me moton "Stop vrasjeve"
Sot duke filluar nga ora 11:00 në Deçan do të mbahet një marsh paqësor më moton "Stop vrasjeve". Kjo është vendosur të enjten në një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi të Komunës së Deçanit ku është diskutuar lidhur me gjendjen e sigurisë në këtë komunë pas rasteve të fundit, ajo e 24 vjeçares, Donjeta Pajazitaj nga Strellci i Ulët dhe 9 vjeçarit, Ylber Malaj nga Strellci i Epërm.

Donjeta ishte zhdukur në muajin nëntor ndërkohë trupi i saj i pajetë është gjetur javën e kaluar në bjeshkët e Strellcit, kurse Ylberi u vra dy ditë më parë në sheshin” Ismet Ukaj” të fshatit Strellc i Epërm në Deçan nga të shtënat me armë zjarri, raporton lajmi.net.

Lidhur me të dyja rastet Policia e Kosovës ka arrestuar persona si të dyshuar për kryerjen e vrasjeve. /albeu.com/
Shtuar më 25/12/2015, ora 09:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori