Debatohet gjuha shqipe
Pëlqej
Sot, në Prishtinë fillon edicioni i 33-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare.

Ky seminar do të përfundpojë më 30 gusht.

Blerta Ismaili, sekretare profesionale e Seminarit, për Radion Evropa e Lirë, tha se 80 pjesëmarrës tashmë kanë arritur në Prishtinë, të cilët vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Hungaria, Italia, Bullgaria, Polonia, ndërkaq sivjet një pjesëmarrës është edhe nga Australia.

“Ky numër rritet në fund të seminarit kur fillon sesioni shkencor, pasi atëherë vijnë pjesëmarrës nga Tirana, por edhe profesor arbëresh “, shpjegoi më tej Ismaili. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori